Daja: Në atë terren skemat dolën jashtë loje, fitoi sakrifica e skuadrës

schedule15:58 - 16 Janar, 2021

schedule 15:58 - 16 Janar, 2021

Ilir Daja i gëzohet tre pikëve në Korçë, kundër Skënderbeut që e ka drejtuar më parë. Tekniku kryeqytetas i Partizanit, në lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:

“Nuk e kishim studiuar kundërshtarin dhe nuk e kishim menduar këtë terren. Mbizotëroi shpirti i lojtarëve dhe fillimi i mirë i lojës. Në pjesën e dytë nuk lëshuam territor, por në të tilla kushte duhet të mbrohesh dhe të luash me topa pas shpine.

Sot meritën e kishin të gjithë, por sakrifica e lojtarëve solli këtë triumf. Këshilla e vetme ishte që të luajmë më topa të gjatë, jo me kombinacione. Të mbështesnim për topin e dytë dhe të vinim në vështirësi kundërshtarin.

E bëmë shumë mirë dhe lojtarët me sakrificën e tyre na dhanë fitoren sepse kishte rëndësi trepikëshi. Ne përgatitemi gjithmonë me goditje standarde, por sot u nda mirë zona e lojtarëve të faulle. Skemat sot ishin në plan të dytë. Do veçoja Bardhin, Asanin dhe Malën, që janë lojtarë teknikë, por sot u bashkuan me pjesën tjetër të skuadrës dhe u futën në dyluftime.

Korçarët i kam kundërshtar vetëm dy orë dhe shpresoj të ngjiten në renditje. Cordeiro? E dinë mjekët, por nëse do jetë në gjendje ka shanse për të qenë në derbi me këtë paraqitje që bëri sot. Një pjesë e tyre ishin në ekipin tim dhe jam krenar që u pozicionuam në vendin e katërt”, u shpreh Daja. /abcnews.al