Daja ndryshon Partizanin, Memelli vetëm një lëvizje te Skënderbeu

schedule15:06 - 7 Mars, 2021

schedule 15:06 - 7 Mars, 2021

Partizani-Skënderbeu është dueli tjetër i Kategorisë Superiore, për llogari të javës së 23-të. Ndeshja nis në orën 16:00, ndërkohë që janë mësuar edhe rreshtimet e të dyja skuadrave.

Trajneri Ilir Daja ka ndryshuar mesfushën, duke aktivizuar nga fillimi lojtarë si Broja dhe Murataj. Ata munguan në dy duelet e fundit për shkak dëmtimesh.

Në mbrojtje është pozicionuar Esat Mala. Nga krah tjetër Memelli ka bërë një lëvizje në prapavijë, teksa në qendër do të luajë i riu Sadriu.

PARTIZANI-SKËNDERBEU
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dëumfour, Doëuna, Jean Victor, Mensah. Trajner: Migen Memelli. /abcnews.al