Daja: Na u mohua penallti, por arbitri ishte korrekt. Lamë dy pikë

schedule16:19 - 8 Shkurt, 2020

schedule 16:19 - 8 Shkurt, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Kam pakënaqësi, për atë që prodhuam. Kishim dy mungesa në sulm, Dita sakrifikoi dhe luajti i dëmtuar. Pëllumbi vinte nga një mungesë e gjatë dhe bëmë ndryshime pozicionesh”.

“Më pëlqeu që ekipi prodhoi lojë ndaj një ekipi të fortë. Kishim disa raste përballë portierit kundërshtar. Ky është futbollit. Gabuam me një largim topi të thjeshtë. Humbëm dy pikë, pasi fitorja duhet të ishte në krahun tonë”.

“Nuk është problemi që nuk dha penallti, nuk dha as të verdhë. Ishte mbi vijën e zonës dhe është penallti. Të jem korrekt, arbitri që ishte sot për mua ka qenë korrekt. Penalltia e dhënë? Po abstenoj”, tha Daja në lidhje me gjykimin.

“Ishim përgatitur të sulmonim. Nuk ishte e nevojshme që mesfushori ynë të dilte në pozicion anësor. Sot e kishim në strategji të luanim ballë për ballë me Bylisin. Kanë kalime të forta nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas. Besoj se na doli kjo strategji. Mensah dhe Pusi luajtën mirë. Janë dy forca më shumë që i shtohen grupit tonë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!