Daja: Luftëtari ka lojtarë që mund të të dëmtojnë, fitorja vlen shumë

schedule15:40 - 3 Mars, 2020

schedule 15:40 - 3 Mars, 2020

Skënderbeu pret Luftëtarin në Gjirokastër nesër dhe trajneri Ilir Daja ka dalë sot para mediave dhe ka folur për takimin me bluzinjtë. Tekniku i korçarëve, edhe pse ekipi i tij është në një moment të mirë, bën thirrje për të shmangur euforinë.

“Është një periudhë e mirë që po kalojmë në këtë fazë të kampionatit. Përveç rezultateve pozitive, vlen të theksohet edhe loja e mirë që kemi bërë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi kemi ndeshje çdo 3-4 ditë, dhe duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive në lojë. Në çdo ndeshje duhet të kërkojmë të marrim pikët maksimale, sidomos në fushën tonë”.

Daja vlerëson Luftëtarin, që i ka mundur në Gjirokastër në muajin dhjetor: “Duhet t’i vlerësojmë për futbollin që bëjnë. Kanë individë që nëse iu lë hapësira, mund të të dëmtojnë. Kampionati këtë sezon ka treguar se diferencat mes ekipeve nuk janë shumë të mëdha “.

:Objektivi? Të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, pasi kampionati ka treguar se me dy fitore ngjitesh te pjesa e sipërme, por nëse bën hapa fals, mund të rrëshqasësh shumë shpejt. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, për të marrë fitoren. 3 pikët janë shumë të rëndësishme, sepse rikuperojmë më shumë në tabelën e klasifikimit dhe vazhdojmë me një gjendje psikologjike akoma më të mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!