Daja konfirmon një mungesë: Laçi rival i rrezikshëm, do kthehet Skënderbeu i madh

schedule13:59 - 14 Qershor, 2020

schedule 13:59 - 14 Qershor, 2020

Skënderbeu-Laçi është një nga sfidat më të forta dhe interesante të javës së 29-të në Superiore. Nesër në Korçë përballen vendi i tretë me të katërtin, sfidë që Ilir Daja e vlerëson shumë.

Trajneri i Skënderbeut ka dalë përpara medieve në konferencë për shtyp, duke analizuar ndeshjen me kurbinasit dhe përgjigjen që pritet nga Zvicra, me juglindorët që shpresojnë që t’u hiqet dënimi nga UEFA dhe të kenë mundësi të luajnë sërish në Evropë.

SKUADRA – “Ajo që na bën të jemi mirë moralisht është që vazhdojmë ecurinë pozitive edhe pas koronavirusit. Gjendja e ekipit, përveç Jashanicës që ka një kontraktim dhe nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, është e mirë dhe nuk kemi probleme në gjendjen fizike”.

KUNDËRSHTARI – “Nuk është se e kam parë mesazhin e Takajt, sepse jemi në përgatitje me intensitet të lartë. Laçi është ekip i vështirë. Shikoni golat e pësuar dhe të shënuar. Duhet të djersitim në fushë. Laçi ka një ekuilibër shumë të mirë në të dyja fazat dhe është i rrezikshëm në daljet në kundërsulm”.

SHPRESA – “Ai është mesazhi madhor që presim. Vendimi i Gjykatës Federale në Zvicër do të kthejë Skënderbeun e madh. Por duhet të jemi të përqendruar te ndeshja, sepse me këtë çështje ka një zyrë ligjore që po merret”.

NDRYSHIMET – “Kemi mungesën e Jashanicës dhe do të bëjmë disa lëvizje brenda skuadrës, sepse është lojtari më me eksperiencë. Shpresoj të mos prishim ekuilibrat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!