Skënderbeu u mposht në transfertë 3-1 kundër Partizanit ditën e sotme. Tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas kësaj ndeshje për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”, ku u shpreh: “Janë një sërë gjërash që nuk duhet të justifikohen, por Taipi ka ardhur një orë para ndeshjes, pasi kreu një rezonancë. E kishim përgatitur ndeshjen me të.
Luajtën 2 lojtarë të rinj dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre. Bregu ishte me temperaturë, për aq sa luajti, sakrifikoi. Mungesa e Krasniqit dhe Muzakës ndikojnë. Të gjitha këto faktorë, na detyrojnë të luajmë me lojtarë 18 vjeçarë kundër një ekipi si Partizani, që ka një grup shumë cilësor lojtarësh. Pësuam dy gola në goditje standarte, që ishin më se të evitueshme. Gjithsesi, reaguam dhe filluam të kontrollonim lojën. Por pas gabimit në golin e tretë, u mbyll loja.
Bëmë ndarjen sipas lojtarëve që kemi në dispozicion. Në mbrojtje kemi pasur shuëm mungesa, Dita po luan në mbrojtje. Pëllumbi nuk është mbrojtës i majtë. Me dëmtimin e Turtullit, gjërat na vështirësohen. Marrim shumë gola, pasi kemi një mbrojtje të modifikuar. Përveç mungesave, kemi probleme edhe në mesfushë në organizimin e lojës.
Nëse preson lart, do të kesh probleme si mbrapa, ashtu dhe me hapësirat në mesfushë. Problemi ynë është kohë-ndërhyrja e Ditës, që ka ndërhyrje të një mesfushori, jo mbrojtësi. Edhe te shënimi i golit të tretë, ndikoi mungesa e eksperiencës. Kjo është një pjesë ku nuk ia delegoj lojtarëve, pasi Pëllumbi është 19-vjeç dhe luan në një pozicion të ri. E kishim studiuar Partizanit dhe e dinim që kjo do të ishte një skemë e tyre me anë të Çinarit, por nuk arritëm ta parandalonim.
Kemi dhe politikë të klubit, që kërkojnë të promovojmë sa më shumë lojtarë të rinj në treg. Oto Xhon? Përmenda disa emra ku ia vlen të investohen. Janë dhe vetë individët që e meritojnë të luajnë. Doja të komplimentoja Elezin, 18 vjeç, bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër një ekipi shumë të fortë. Do ta shikoj me kujdes rastin e Oto Xhon, nuk dua të flas direkt pas ndeshjes kur jemi të mbushur me emocione. Ai është një nga pikat e forta të ekipit, por duhet ta fitojë fanellën e Skënderbeut.
Edhe kur ushtronim presing në linjat anësore, me cciftet e krahut, ndoshta duhet të kishim një kohë më të shpejtë, por prapë arritëm ta vinim kundërshtarin në presing. Megjithatë, bëmë duele të lehta. Ndërsa problematika e Telushit, ishte se deri dje në 5 minutat e fundit të stërvitjes, ka qenë Taipi ai që mendohej ta markonte, por plani u prish me mos aktivizimin e tij.
Të drejtosh Skënderbeun sot, sigurisht që mund edhe të kesh një frikë për një humbje me goleadë. Gjithsesi, sot nuk e kisha këtë frikë, pasi Partizani e lëshoi territorin. Frika e vetme e imja ishte mungesa e balancave në lojë kur dilnim në sulm, pasi linim shumë hapësira. Gjithsesi, lojtarët e kontrolluan lojën dhe nuk kisha aspak frikë”, tha Daja./abcnews.al