Laçi dhe Partizani e mbyllën në barazim 2-2 takimin mes tyre. Trajneri i “Demave”, Ilir Daja thekson për Supersport se djemtë e tij ishim më mirë se kundërshtari, nuk e shmang ironinë dhe shpjegon gjendjen e kapitenit Alban Hoxha, i cili mungoi sot.
“Edhe sot treguam se ishim më lart se kundërshtari. Vazhdojmë të jemi dukshëm me diferencë ndaj ekipeve që kemi luajtur deri tani, kështu do të vazhdojmë deri në fund fare.
Golat? Të bëjmë punën tonë, sot kishim shumë raste përpara portës. Është gjë pozitive, ekipi prodhon, të gjithë luftuan, ishin të motivuar dhe të përqendruar. Sot, më shumë lamë dy pikë sesa fituam një pikë.
Ne duhet të përqendrohemi te ndeshje tona, më pas të shohim çfarë do bëjnë ekipet e tjera. Mund ta fitonim edhe ne edhe Laçi ndeshjen? Dakord jam… Më duket se nuk kemi parë të njëjtën ndeshje.
Hoxha ka pësuar dëmtim në stërvitje, ka qenë pranë ekipit si kapiten. Ka bërë vetëm stërvitje të diferencuar, nuk është futur në portë. Uroj të rikuperohet sa më shpejt. Bozhiqi? Për gjërat e tjera mos më pyesni mua, klubi ka zëdhënës.
Pse nuk e mundim Laçin asnjëherë? Edhe sot bëmë gjithçka për ta mundur, kaq ishin mundësitë tona në këtë ndeshje. Prodhuam më shumë lojë dhe raste. Ka edhe gol të anuluar, nuk realizuam edhe me portën bosh.
Nuk është e shkëputur, ka qenë vazhdimësi e javëve të mira. Bëmë maksimumin, por ndeshja përfundoi në barazim 2-2″, përfundoi trajneri i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al