“Daja im Nikolla Zoraqi më frymëzoi të merresha me muzika”, rrëfimi i rrallë i Zhani Cikos, publikon për herë të parë regjistrimin e 1976-ës

schedule11:33 - 2 Mars, 2023

schedule 11:33 - 2 Mars, 2023

Dirigjenti i mirënjohur, Zhani Ciko ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ai është kthyer pas në kohë dhe është ndalur te fëmijëra, periudhë kur nisi muzikën për herë të parë.

Ciko ka zbuluar se është ndikuar shumë nga daja e tij, kompozitori Nikolla Zoraqi, i cili e frymëzoi dhe të mësonte violinën që i vogël.

“Këtu në Tiranë ishte daja im Nikolla Zoraqi që studionte violinën dhe unë gjithashtu prej atij mora spunton e parë për të mos pritur një moshë më të rritur për të parë zhvillime të tjera. Kështu që në moshën 5-vjeçare, duke mbajtur një herë violinën këtej një herë andej filloj.

Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me dajën, unë isha nipi i parë i tyre në një familje me motra, vëllezër aty afër shtëpisë sonë, me një rreth të gjerë familjarë në Tiranë. Ndërsa, nga ana e babait, familjen e kishte jashtë shtetit, ai kishte jetuar në Rumani në emigracion dhe ishte i vetëm”, u shpreh ai.

Më tej, Ciko publikoi për herë të parë dhe një regjistrim të tijin me violin, të vitit 1976. Ai deklaroi:

Regjistrimet e mia me violin kanë të bëjnë me repertorin, mua më pëlqenin, jo vetëm programi shkollor, po që ta tejkaloja atë. Kështu që vitet e fundit të shkollës së mesme duke pasur konsulenca me profesor të tjerë, njerëz që kishin studiuar violinën, kishin qenë të apasionuar. Kjo ndikoi që edhe unë të merrja një ngarkesë shpirtërore për ta bërë me seriozitet violinën si art, edhe më pëlqente shumë repertori i madh i violinës”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!