Daja: Festojmë vetëm sonte! Tirana jashtë gare? Le të flasin ata vetë

schedule20:25 - 21 Janar, 2021

schedule 20:25 - 21 Janar, 2021

Ilir Daja festoi me të drejtë pas ndeshjes. Partizani mposhti Tiranën me rezultatin e ngushtë 1-0. Erald Çinari ishte autori i golit që vendosi fatet e derbit, ndërkohë që Daja pas ndeshjes doli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Kam një humbje në derbi, por edhe humbje një kam. Të tjerat i kam barazime. Na kënaqin tre pikët, por derbi të jep një bonus në aspektin psikologjik. Nuk mund ta fusnim në fillim Çinarin, nuk rriskonim dot.

E pata thënë që nuk do e fillonte nga fillimi, njoftimi erdhi ditën para ndeshjes. Nuk ndryshonim dot atë që kishim punuar gjatë javës. E dinim se do ishte forcë e duhur për ne dhe rezultoi pozitiv. Ai është një lojtar me vlerë në kampionatin shqiptar dhe për Partizanin”.

“Kartoni i Bardhit? Po merrem me lojtarin tim dhe kur e pashë në përsëritje, them se portieri ka ndaluar dhe Bardhi nuk e ka penguar. Ai është frenuar dhe kaq”, tha mes të tjerash Daja në deklaratën e tij.

“Zëvendësimi i Asanit? Ka dy momente. Një lojtar me mentalitet fituesi nuk e pranon zëvendësimin. Po e ndihmonte ekipin në të dyja fazat e lojës. Në fund nuk e bëmë zëvendësimin dhe Idrizaj e mirëkuptoi”.

“Tirana jashtë gare për titull? Ka edhe shumë ndeshje, nuk është kjo ndeshje që vendos. Ne ju kthyem fitoreve në derbi dhe po bëjmë mirë. Ka shumë pikë në lojë. Për Tiranën flasin drejtuesit e tyre. Nuk kam pse flas unë. Shumë ekipe janë të ngjeshura dhe ne duhet të festojmë sonte dhe të mendojmë për ndeshjen e së hënës me Teutën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!