Partizani e Teuta janë gati për duelin e orës 16:45 që hap fazën e dytë të Abissnet Superiore. Trajnerët Ilir Daja e Edi Martini kanë menduar edhe për formacionet dhe në kampin e kuq nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.
Në duelin e fundit me Laçin paraqitja e “demave” ishte e mirë dhe tani kërkohen tre pikët. Nga na tjetër Martini ka bërë disa ndryshime, pasi kundër Skënderbeut katër lojtarë ishin të pezulluar me kartonë.
Selmani, Jackson, Alkesi dhe Acquah janë projektuar titullarë për duelin e sotëm me Partizanin në “Elbasan Arena”.
Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H. Marku, Mala, Cara, Junior. Trajner: Ilir Daja
Teuta: Qirko, Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson, Acquah, Aleksi, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Gorgiev. Trajner: Edi Martini
/ abcnews.al