Daja: Do të ulem të flas me presidentin, s’kam kontakte me Tiranën

schedule18:49 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 18:49 - 14 Dhjetor, 2019

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli shumë i zhgënjyer pas humbjes 0-1 përballë Vllaznisë. Numri një i stolit korçar, për Supersport, tha se do të ulet në tavolinë me presidentin Takaj për të diskutuar për të ardhmen e tij dhe vazhdimësinë e ekipit. Gjithashtu, Daja mohoi çdo zë që e çon te Tirana, duke thënë se nuk ka asnjë kontakt me bardheblutë.

NDESHJA – “Loja ishte shumë e dobët. Ajo që na penalizoi ishte finalizimi i disa rasteve të pjesës së parë. Protesta nuk na ndikoi, pasi ndërhyri presidenti”.

HUMBJET “Janë dy humbje radhazi, pas dy fitoreve radhazi. Kemi shumë mungesa, edhe Dita u dëmtua. Ajo që më vjen keq, është që pësojmë gola të evitueshëm. Duhet të reagojmë në këto dy ndeshje të fundit, pasi do ta kemi vështirë”.

GRUPI – “Ekipi fillon nga porta dhe qendërmbrojtësit. Kur ndërtuam skuadrën, mbrojtësit në qarkullim ishin të limituar. Kemi probleme në repartin e mbrojtjes. Duhet të jemi më fanatikë, pasi ekipi duhet të marrë pjesë në repartin e mbrojtës. Unë nuk i shmang përgjegjësitë e mia, por lojtarët e vjetër duhet të marrin në shpatulla ekipin”.

OBJEKTIVAT –  “Duhet të ulemi me presidentin, që të flasim për vazhdimësinë. Nëse duam të kalojmë këtë situatë, duhet të blejmë të tjerë lojtarë”.

SITUATA – “Ajo që e vështirëson situatën është gjendja që nga fillimi, që e rëndon anën e motivimit të ekipit. Megjithatë nuk dua ta shoh gotën gjysmë bosh. Do përpiqemi të tregojmë fytyrën e mirë të Skënderbeut”.

TIRANA – “Nuk kam asnjë lloj kontakti me Tiranën, sepse nuk kam si të kem, duke qenë se jam te Skënderbeu. Është e rëndësishme të mbarojmë këto dy ndeshje, duke nisur nga sfida me Gjirokastrën. Pastaj do ulemi të shohim si do procedojmë për të ardhmen”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!