Daja: Bregu nuk është nga ata që tërhiqet, s’merrem me arbitra si Alla

schedule23:21 - 6 Korrik, 2020

schedule 23:21 - 6 Korrik, 2020

Skënderbeu nuk ia del sërish të gëzojë. Në Durrës, skuadra e Ilir Dajës është mundur prej një goli të Sherif Kallakut dhe tashmë duhet të mendojë për ndeshjen e radhës. Tekniku i skuadrës korccare, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “Jemi tjetër skuadrës që pas ndeshjes me Bylisin.

Kemi qenë më pak agresivë. Teuta e kishte përgatitur më mirë ndeshjen. Ishin më të fortë në duele dhe fituan. Nuk mund t’i përgjigjeshim dot mënyrës së lojës që kishte përgatitur Teuta. Alla është arbitri më i mirë në Shqipëri dhe i lejoi duelet. Ata e ulën ritmin pas shënimit të golit. Reagimi ynë ishte normal, por nuk ndërtuam një manovër të mirë. Teuta e meritoi fitoren”.

“Po ironizonit me arbitrimin? Teuta mori atë që meritoi. Nuk mund të gjykoj më një arbitër si Alla. Nuk kam asgjë me Teutën, me lojën e tyre me dyluftime. Kam 25 vite si trajner dhe ju e kuptoni mesazhin që them. Duhen ndarë gjërat.

Edhe ne po të ishim në vend të Teutës, do ta përgatisnim në të njëjtën mënyrë.  Nuk ia dha Alla fitoren, por pas ndeshjes me Bylisin, edhe sot patëm të njëjtat probleme. Lojës së fortë nuk ditëm t’u përgjigjemi”.

“Situata e Bregut? Ka probleme me muskujt e shpejtësisë. Ka punuar i diferencuar dhe ka bërë terapi. Ka dashur ta provojë nëse mund të luante. Në fund në reagimet e shpejta ka probleme. Nuk besoj se është Bregu nga ata që tërhiqet. Është çështje shëndetësore”.

“E thashë që Teuta e meritoi fitoren, pra e pranova humbjes. Thashë edhe tjetrën, por mund t’ju bëj një montazh të shikoni ndërhyrjet ndaj nesh. Nuk them se na e mori lojën arbitri, kemi edhe ne gabimet tona. Në fund fare futbolli është lojë dyluftimesh. Për këtë do flas me futbollistët, për dyluftimet dhe lejimin e iniciativës së kundërshtarit”. /abcnews.al