Daja: Bregu largohet te një ekipi të madh, falënderoj Ditën dhe Jashanicën

schedule16:13 - 29 Shkurt, 2020

schedule 16:13 - 29 Shkurt, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Vllazninë, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “U luajt në një ambient fantastik, me një tifozeri fantastike që na duartrokiti. Loja ishte e barabartë. Në pjesën e parë kërkuam ne më shumë, në të dytën Vllaznia. Na buzëqeshi fati në fund me një finalizim, që na kishte munguar. Krasniqi nuk ka gjendjen e duhur fizike. Po i mungoi shpejtësia ai nuk ka rendiment të lartë. Po sakrifikon dhe po jep kontributin e tij. Ndaj edhe futi më shumë. Më mirë një Krasniq në formë sesa të na dëmtohet”.

“Mensah? Është djalë i ri dhe nuk ka eksperiencë. Del në pozicion jashtë loje shpesh, pasi nuk gjen kohën e duhur për t’u nisur. Është paraqitur mirë dhe i mban në presion mbrojtësit. Për këtë e aktivizova, pasi e bën shumë mirë këtë punë. Normal duhet të jetë më vendimtar para porte. Është i ri, siç kemi edhe disa të tjerë të rinj.

“Prej dy vitesh mungesa e lojës, po është një lojtar që i jep siguri lojës sonë, si në luftë ajrore, si në lojën me top. Për t’u vlerësuar Dita, i cili i dha shiritin e kapitenit. Bregu natyrshëm që do të na krijojë një vakum shumë të madh, pasi është një ndër lojtarët më të mirë që kemi, jo vetëm te Skënderbeu, por dhe në futbollin shqiptar. Mendoj se të jetë sa më i vonshëm ky transferim, që të na shërbejë edhe disa ndeshje. Por në fund fare, duhet të mendojmë për Bregun dhe për politikat e klubit. Çdo lojtar që kalon në kampionat më të madh, është ndihmë financiare e Skënderbeut. Këto janë politikat e klubit (Bregu – Hammarby)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!