Tirana është vënë sërish në fokusin e mediave të huaja si një destinacion turistik, që mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar fundjavën. Në një shkrim të britanikes “Daily Mail” kryeqyteti shqiptar rekomandohet mes 10 destinacioneve që duhen vizituar.
“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, por kryeqyteti i Shqipërisë u përshtatet atyre personave me dell aventuresk”.
Kështu lexohet në një shkrim të Daily Mail referuar Tiranës. Krahas vizitës së Muzeut Historik dhe xhiros rekomandohet dhe një tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste.
“Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan britanikja “Daily Mail”.
Pazari i ri në qendër të Tiranës mbetet një atraksion që mediat e huaja vazhdojnë ta rekomandojnë për t’u vizituar.
Sëbashku me kryeqytetin shqiptar, destinacionet e tjera në listë e prezantuar nga “Daily Mail” për të mos u humbur janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi./abcnews.al