Dagz dhe Einxhel drejt fejesës? Flet për herë të parë Dj i njohur

schedule11:30 - 30 Prill, 2022

schedule 11:30 - 30 Prill, 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të muajve të fundit. Ata po shijojnë romancën që nisi brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP. Kohët e fundit është përfolur se dyshja kanë hedhur një hap më tej në marrëdhënien e tyre.

Shkak për këtë u bë një unazë që moderatorja publikoi në rrjete sociale. Dagz tha se nuk kanë në plan që të ndërmarrin hapa seriozë pavarësisht se janë shumë mirë dhe të lumtur bashkë. “Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet.

Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!