Dafina Zeqiri ëshhtë vlerësuar si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Dafina ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me projektet muzikore që ka sjellë ndër vite por gjithashtu dhe për stilin unik që ka. Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion ndjekës në Instagram, së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik.
Autorja e hitit “Million $” shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër, duke vënë në pah linjat perfekte trupore. Ndërkohë, nuk dihet nëse këto foto kanë të bëjnë me klipin e këngës më të re. Kujtojmë që dhe në projektin e fundit që mban titullin “Zili Zili” si çdo herë tjetër u shfaq mjaft ekstravagante.
View this post on Instagram
Look-u që zgjodhi Dafina i surprizoi jo pak ndjekësit pasi veçantia e radhës ishte modeli i flokëve me të cilën kishte vendosur të prezantohet. Dafina zbuloi pak ditë më parë se është bërë bashkë me Ylli Limanin për një super hit. Kënga titullohet “Mos shko” dhe pritet të publikohet këtë muaj.