Prej disa javësh, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e saj të titulluar “Dafinë Moj”. Teksa po shijon suksesin e padiskutuar, ajo është aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka postuar në Instagram dy foto, ku shfaqet me një jelek të zi, teksa evidenton tatuazhin e ri te barku i tonifikuar e në super formë dhe me një palë syze të zeza katrore.
“Me të mirë sillna mirë. Po me të vështirë, veç egërsirë më bën mua”, ka shkruar Dafina krahas fotove.
View this post on Instagram
“Dafinë Moj”, “Nana”, “Vet e lype”, “Pasha Dafinën”, “Llafe Llafe”, janë disa nga projektet më të suksesshme nga “Dafinë Moj”, të cilat janë klikuar pafund në YouTube. /abcnews.al