Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dafina Zeqiri po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar

schedule07:41 - 19 Shkurt, 2021

schedule 07:41 - 19 Shkurt, 2021

Dafina Zeqiri premton një vit të suksesshëm. Pasi publikoi këngën “Mos Shko” me Ylli Limanin, Dafina ka zbuluar se po përgatitet për një tjetër duet. Bëhet fjalë për reperin Elinel, plane të cilat i zbuluan vetë ata përmes një postimi në Instagram.

Dafina publikoi një foto me Elinelin, shoqëruar më vonë me një tjetër ku shihej në studio me ekipin e saj. Ndërkaq, ky nuk është projekti i vetëm për të cilin po punon Dafina. Pak javë më parë, këngëtarja zbuloi se kënga e radhës do të trajtojë një temë mjaft aktuale, siç është shëndeti mendor.

Këngën e re me titull “Duro” e konfirmoi në rrjete sociale ndërsa përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm. “Nuk është ‘trup’ me shku te psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je!”, shkruante ndër të tjera Dafina. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!