Ky sezon veror ka qenë një sukses për Dafina Zeqirin. Këngëtarja ka sjellë mjaft projekte muzikore që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. Kënga më e fundit ishte bashkëpunimi me Lyrical Son.
Së shpejti pritet të sjellë dhe projektin e shumëpritur me Arilena Arën. Ndërkohë së fundmi, ka paralajmëruar dhe një tjetër bashkëpunim me një nga reperët më të dashur shqiptar.

Dafina është bërë bashkë me Lumi B. Ky nuk është dueti i parë me Lumi B, pasi ata kanë një sërë hitesh së bashku si “Lule lule”, “Rude Girl” dhe “Kalon”. /abcnews.al


