Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni në gju ndërsa tregoi dhe disa fotografi ndërsa rikuperohej. Autorja e hitit “Zili Zili” dalëngadalë po i kthehet normalitetit, ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar se i është rikthyer punës.
Përmes disa postimeve në Instastory, Dafina ka zbuluar se ka nisur punën për xhirimin e klipit më të ri. Ajo ka publikuar disa foto dhe video, duke na prezantuar dhe pak nga look-u i saj. Nëpërmjet një postimi në twitter, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për klipin “Duro”.
“E emocionuar! Këtë javë do të nisim xhirimet për “Duro”, gjithashtu e lumtur që s’kam nevojë të kërcej pasi s’mund të bëj asnjë lëvizje për shkak të ndëhyrjes.”, shkruan Dafina. Kujtojmë që ky projekt është shumë i veçantë për këngëtaren pasi trajton problemet e shëndetit mendor. /abcnews.al
https://streamable.com/sf2uk2
https://streamable.com/zywcxs