Kohët e fundit, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani janë përfolur se do të sjellin një këngë së bashku. Këto spekulime i ka konfirmuar vetë Dafina ditën e sotme, përmes një videoje që ka publikuar në Instastory.
Dy artistët ndodheshin në studion muzikore, ku siç duket po regjistrojnë këngën. Nuk ka detaje se kur do të publikohet projekti, por fansat janë të entuziazmuar dhe po presin që projekti të finalizohet para Vitit të Ri.
Yll Limani publikoi pak ditë më këngën e re “Leje”. Ndërkohë që përsa i përket Dafinës, kjo periudhë ka qenë shumë produktive me projekte. Kënga më e fundit e saj mban titullin “Zili Zili”, që u publikua një muaj më parë. /abcnews.al

