Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son bashkojnë forcat për një super hit

schedule14:11 - 31 Korrik, 2021

schedule 14:11 - 31 Korrik, 2021

Dy artistët më në zë të momentit po sjellin një super hit. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Lyrical Son. Lajmin e ka konfirmuar vetë Dafina gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrisë në Kosovë.

“Projekti i radhës Dafina Zeqiri ft Lyrical Son. Bëhuni gati.”, është shprehur këngëtarja. Kujtojmë që Dafina pritet të sjellë dhe duetin me Arilena Arën, pjesë e albumit të kësaj të fundit.

Sa i përket reperit Lyrical Son, ai publikoi këngën e radhës me bashkëpunëtorin e tij, MC Kresha dy javë më parë. /abcnews.al