Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kthehen sërish bashkë?

schedule10:04 - 8 Korrik, 2020

schedule 10:04 - 8 Korrik, 2020

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë. Edhe pse prej kohësh janë përfolur për romancën e tyre, ata vetëm së fundmi pranuan së janë bashkë.

Pak ditë më parë, dyshja mori përsëri vëmendjen e mediave për shkak se ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Por, nuk ka kaluar shumë kohë që kur këngëtarja konfirmoi ndarjen me Deejayn, dhe ata janë shfaqur sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Ata kanë shijuar disa ditë pushime së bashku në jug të vendit, duke nënkuptuar kështu se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Ka qenë vetë Dafina e cila ka ndarë shpesh momente romantike me Dj Geek në Instagram. Por, gjithashtu së fundmi dhe Geek ka ndarë një video krah Dafinës, teksa shijojnë një gotë verë.

Përsa i përket projekteve muzikore, Dafina po shijon suksesin e “Aman”, projekt i cili e bëri bashkë me Ledri Vulën dhe Lumi B. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!