Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë. Pak kohë më parë, dyshja konfirmoi se i ka dhënë fund romancës. Por, pavarësisht kësaj ata janë shfaqur sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Ata janë fotografuar me pushime së bashku, dhe madje kanë ndarë në rrjete sociale momente pranë njëri-tjetrit. Kaq ka mjaftuar që të aludohet se dyshja është rikthyer sërish bashkë.
Ndërkohë, së fundmi një koment në një postim që Dafina ka bërë në Instagram ka shtuar dyshimet që ata vijojnë romancën e tyre. Dafina ka reaguar ndaj disa lajmeve që qarkulluan se po i jep fund beqarisë me partnerin e saj, aludime të cilat nisën pasi këngëtarja publikoi disa foto me veshje tradicionale nusërie.
View this post on Instagram
“Faleminderit per fejesen, faleminderit per martesen, caktoni daten edhe qomani ftesen”
Por, ajo që ra në sy gjithashtu ishte komenti i kunatës së saj: “Nusja jonë ma e mirë love you”, ndërkohë që Dafina ia ka kthyer “Love You kuni”. Kujtojmë që pas “Aman”, Dafina ka paralajmëruar disa këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti, dhe që do të jenë pjesë e albumit “Dafinë Moj”. /abcnews.al/