Dadoja nxjerr zbuluar Olivia Wilde: Si e kapi burri i saj duke e tradhtuar me Harry Styles

schedule16:29 - 18 Tetor, 2022

schedule 16:29 - 18 Tetor, 2022

Jason Sudeikis zbuloi marrëdhënien e partneres së tij Olivia Wilde me Harry Styles falë një Apple Watch, sipas dados së fëmijëve të tyre. Ajo pretendon se Jason ishte shumë i shkatërruar kur mësoi se Olivia kishte pasur një lidhje me këngëtarin britanik saqë doli para makinës për ta ndaluar të largohej.

Dhe pavarësisht këmbënguljes së aktores se ndarja e tyre ishte miqësore në fillim, dadoja ka rrëfyer për Daily Mail se si ndarja e la Sudeikis të shkatërruar. Aktorja 38-vjeçare ka insistuar gjithmonë se ajo dhe Sudeikis ndanë rrugët në fillim të 2020 dhe se marrëdhënia e saj me këngëtarin filloi muaj më vonë.

Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde

Por sipas dados, ndërkohë që në tetor ajo po fliste edhe për martesë me Sudeikis, një muaj më vonë ata u ndanë, konkretisht disa javë pasi filluan xhirimet e filmit “Don’t Worry, Darling”, në të cilin regjisor është Harry Styles. Por si e zbuloi Sudeikis marrëdhënien e partneres së tij?

Nga një Apple Watch, sipas dados. Siç tha ajo, Wilde e kishte lënë orën inteligjente në shtëpi, me aktorin që lexonte mesazhet që kishte shkëmbyer me Harry Styles. Megjithatë, ish çifti kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke thënë se akuzat e dados ishin të pavërteta.

Olivia Wilde dhe Harry Styles

Në një deklaratë, ish-çifti tha: “Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël ka zgjedhur të bëjë akuza kaq të rreme dhe të ndyra për ne në publik. Fushata e saj 18-mujore për të na ngacmuar ne, si dhe të dashurit, miqtë e ngushtë dhe kolegët, ka arritur kulmin.

Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë, me shpresën e sinqertë se ai do të zgjedhë të lërë të qetë familjen tonë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!