Daçiç: Vendi i Kosovës në OKB është jashtë çdo diskutimi

schedule15:35 - 2 Prill, 2018

schedule 15:35 - 2 Prill, 2018

Ivica Daçiç ministri i jashtëm i Serbisëparalajmëroi se nëse deri në datën 20 prill nuk do të themelohet asocacioni i komunave serbe në veri të Kosovës atëherë Beogradi do të reagojë. Ai gjithashtu bëri të qartë se Serbia nuk do të lejojë asnjëherë Kosovën të anëtarësohet në OKB.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç u shpreh se mundësia që Serbia të njohë Kosovën dhe të lejojë atë që të ketë një vend në Kombet e Bashkuara është jashtë çdo diskutimi. Në një intervistë për mediat vendase ai shtoi se gjithnjë ka këmbëngulur për gjetjen e një kompromisi dhe zgjidhjeje për Kosovën, një zgjidhje që do i jepte fund çdo lloj konflikti.

“Nuk është në interesin tonë që të përkeqësojmë situatën, por dëshirojmë qetësi dhe implementim të marrëveshjeve të Brukselit. “

Daçiç më pas i bëri apel komunitetit ndërkombëtar që të vendoste nëse dëshironte Serbinë si një partner apo si një peng i marrëdhënieve të këqija.

Ministri i jashtëm serb shtoi se do të priste 20 prillin për të parë nëse Prishtina do të përmbushte detyrimet e saj nga marrëveshjet e Brukselit për krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Ai paralajmëroi se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhte atëherë Serbia do të vendoste se si do vazhdonte

Ai e cilësoi arrestimin në Kosovë të Marko Gjuriç si një fatkeqësi për skenën politike në Europë dhe për Bashkimin Europian.

“Mendoj se Pablo Escobar do të kishte pasur një trajtim më të mirë nëse do ta kishin arrestuar. Gjuric nuk është një kriminel, as një njeri që ka thyer ligjin, nëse ishte për arsye politike ayëherë duhej të ishte bërë ndryshe. Procedurat për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë janë vendosur në Bruksel.

Sipas tij presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk i ka radhitur prioritetet dhe është sjellë në mënyrë emocionale dhe irracionale, dhe është pikërisht ky qëndrim i kreut të shtetit që ka vendosur Serbinë në një spirale nga e cila nuk po del dot.

“Mund të kishte ndodhur një përplasje dhe çdo sulm në veri të Kosovës Beogradi do e interpretojë si një sulm ndaj Serbisë”.

Sipas ministrit të jashtëm serb Bashkimi Europian ka shumë faje, në momentin që ka dalë në rolin e garantuesit për implementimin e çdo marrëveshjeje të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!