Daçiç: Trump të vijë në Beograd dhe të na thotë atë që ka për të thënë

schedule15:04 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 15:04 - 25 Dhjetor, 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump duhet të shkojë në Beograd dhe të thotë njëherë e mirë atë që ka për të thënë.

Duke komentuar deklaratën e departamentit amerikan të shtetit, sipas së cilës departamenti amerikan i mbrojtjes do të rishohë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë,ministri i jashtëm serb Ivica Dacic deklaroi se presidenti amerikan Trump dyhet të vijë në Beograd që të thotë një herë e mirë atë që mendon. Daçiç shtoi se secili duhet të bëjë punën e tij, pasi serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe miqësi të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por pa neglizhuar miqtë e vjetër.

Ministri i jashtëm serb Daçiç tha se puna e tij dhe politikanëve serbë që ta bëjnë vendin të fortë, të respektueshëm dhe në gjendje të mbrojë veten. Daçiç theksoi se Serbia është një vend i pavarur që ka një politikë neutrale mbrojtëse me anë të një bashkëpunimi të barabartë me këdo

Duke iu rikthyer dhe njëherë komenteve të diplomatit amerikan Hoyt Yee, Dacic theksoi se nuk dëshiron të flasë me të pasi dhe në Moskë Vuçiç nuk foli me drejtuesin e një dikasteri në ministrinë e jashtme, por me Putin. Dhe për këtë arsye duhet të jetë vetë Trump që të bëjë të qartë qëndrimin e Uashingtonit ndaj Beogradit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!