Daçiç: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

schedule17:52 - 27 Prill, 2023

schedule 17:52 - 27 Prill, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç përkundër faktit që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për të mos penguar njëra-tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Daçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet. Ai foli edhe për zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës, duke thënë se ato nuk ishin demokratike dhe se serbët kanë bojkotuar ato.

“Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, tha ai.

Sipas tij, paraprakisht duhet që obligimet e marra para 10 viteve për themelimin e asociacionit, të përmbushen, në të kundërtën nuk do të ketë asnjë marrëveshje./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!