Daçiç: Prishtina po na provokon

schedule15:25 - 3 Prill, 2018

schedule 15:25 - 3 Prill, 2018

Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm serb, deklaroi se Prishtina po provokon Beogradin me mbështetjen e disa fuqive të huaja si dhe duke mos implementuar marrëveshjet e arritura mes dy vendeve në Bruksel.

Përkushtimi i Beogradit për një dialog të sinqertë dhe konstruktiv me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, nuk po jep rezultatet e duhura. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili shtoi se autoritetet në Prishtinë me mbështetjen e fuqive të huaja nuk po implementojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Daçiç ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së një pikëkalimi të ri kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, ku u takua dhe me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Ministri i jashtëm serb i tha homologut të tij se pret që Hungaria të kuptojë qëndrimin e Serbisë që bazohet në ruajtjen e vlerave të krishtera dhe europiane.

Daçiç shtoi se në historinë e rajonit fuqitë më të mëdha të botës janë përplasur shpesh me Serbinë dhe Hungarinë si dhe kanë ushtruar presion. Presione të cilat ekzistojnë dhe sot kur Republika e Serbisë po bën një përpjekje shumë të madhe për të pasur vendin që meriton në komunitetitn e vendeve europiane.