Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic deklaroi se Prishtina po vendos ultimatum dhe nuk i intereson më dialogu me Beogradin, pa arritur objektivat e saj, përfshirë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Daçiç theksoi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë.
Në një intervistë për mediat veendase, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar dhe situatën aktuale në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku sipas tij po luhen lojëra të pista. Daçiç u shpreh se Prishtina nuk do dialog por pret që Serbia të pranojë çdo gjë për shkak të presionit ndërkombëtar. Kjo në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Daçiç tha se taktikat që po ndiqen nga Prishtina po përkeqësohen, për të arritur deri në sforcimin e disa vemdimeve si për shembull liberalizimin e vizave.
Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm serb: “Ata po mendojnë të na mundin në këtë pikë. Këto janë lojëra të pista dhe që kërcënojnë seriozisht të gjithë rajonin. Ashtu si ka thënë dhe presidenti serb aleksandër Vuçiç, para çdo raundi dialogu gjithmonë ndodhin disa incidente.”
Daçiç theksoi se nuk besonte në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Prishtinën, deri në fund të muajit maj kur përfundon dhe mandate i shefes për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogerini
“Fillimisht ata nuk kanë implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë këtu dhe marrëveshjen për energjinë. Tashmë ata po përpiqen të lidhin këtë çështje me disa të tjera, – nëse na pranoni në Kombet e Bashkuara, ne do të krijojmë asocacionin e komunave serbe. Por kjo nuk do të ndodhë. Ata presin që Serbia të tregohet e dobët dhe të pranojë ultimatumet në mënyrë që të ketë perspektivë në rrugën europiane, gjë që për ne është shumë e rëndësishme.”
Sipas tij, për Beogradin është më e rëndësishme, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për krijimin e Asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, pasi kjo është e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në të gjithë rajonin. Kreu i diplomacisë serbe theksoi se një marrëveshje e padrejtë, nuk garanton një paqe afatgjatë, dhe për këtë arsye Serbia nuk lëviz nga qëndrimi i saj. “Të gjithë duhet ta respektojnë këtë: Kosova do të njihet si shtet kur të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara – dhe një gjë e tillë nuk do të mdodhë kurrë! –përfundoi Daçiç./abcnews.al