Daçiç: Nuk ndërhyri Vuçiç në zgjedhjet e Malit të Zi, por Rama

schedule15:26 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 2 Shtator, 2020

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se as Serbia dhe as presidenti i saj Aleksandar Vuçiç nuk kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Në të njëjtën linjë me kryeministren Ana Brnabiç, Daçiç iu referua një deklarate të presidentit malazez Milo Gjukanoviç sipas të cilit Vuçiç dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës.

Kryediplomati serb shprehet se nuk ishte Vuçiç ai që i nxiti malazezët për kë të votonin, por Edi Rama.

Nuk ishte Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin, por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme,” tha Daçiç në një deklaratë.

Daçiç theksoi më tej se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortdokse serbe “ pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!