‘Serbia planifikon të nisë një iniciativë dhe të dërgojë një kërkesë për mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën do të paralajmëronte bashkësinë ndërkombëtare për situatën në Kosovë”.
Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe shtoi se, nëse ajo seancë zhvillohet, në të do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
“Është një temë që është më e rëndësishmja për momentin, sepse praktikisht po ndodh terror mbi popullin tonë në Kosovë, autoritetet e Prishtinës nuk respektojnë asnjë rezolutë, as 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, as marrëveshjen e Brukselit. Ata respektojnë planet e deeskalimit të sjella nga ndërmjetësit”, tha Daçiç në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas tij, Prishtina po e ndërlikon edhe më shumë situatën me veprimet e saj të njëanshme./abcneews.al