Daçiç: Kosova e gatshme të pranojë ndarjen e territorit

schedule14:55 - 7 Prill, 2018

schedule 14:55 - 7 Prill, 2018

Kosova është e gatshme të pranojë ndarje të territorit të saj me Serbinë, por një gjë të tillë nuk ia lejojnë ndërkombëtarët. Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili shtoi se Prishtina bën çfarë i thonë ndërkombëtarët.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se Prishtina do të ishte e gatshme të pranonte propozimin serb për ndarjen e Kosovës, por një gjë e tillë nuk i lejohet nga ndërkombëtarët.

Në një intervistë për të përditshmen serbe Blic, ai theksoi se nëse do të bisedohej hapur për ndarjen e Kosovës, pa ndërkombëtarët, Prishtina do të nisej nga interesat e saj dhe do të pranonte këtë propozim.

Daçiç shtoi se fuqitë e mëdha, kur përmendet demarkacioni dhe ndarja, mendojnë se pasoja do të ishte një zhvendosje masive e popullsisë, duke mos marrë parasysh se situata etnike në terren është në përputhje me propozimin për ndarje.

Ministri i Jashtëm serb tha se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse mendojnë se çështja e Kosovës është mbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë.

I pyetur nëse janë të vërteta pretendimet e Presidentit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ofruar jugun e Serbisë, në këmbim të veriut të Kosovës, Daçic u përgjigj se “nuk ka pasur asnjë bisedë në përpjekje për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës”.

Duke folur për aktivitetet që priten lidhur me çështjen e Kosovës, Daçiç konfirmoi se se javën e ardhshme në Beograd do të jenë ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Francës dhe se priten biseda të rëndësishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!