Daçiç kërcënon: 10 shtete po shqyrtojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën

schedule14:11 - 22 Qershor, 2018

schedule 14:11 - 22 Qershor, 2018

Pas “ngrirjes” së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Liberia, shefi i diplomacisë serbe paralajmëron vendime të njëjta edhe nga vende të tjera të botës. Sipas Ivica Daçiç, janë të paktën 10 shtete që po shqyrtojnë qëndrimin lidhur me Kosovën. Zyrtari I qeverisë serbe thotë se shumë nga këto vende, nuk kanë pasë informacione të sakte në momentin kur kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës. “Për këtë shkak, kemi arsye të besojmë se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën do të bjerë nën 100”, ka thënë ai. Ndërsa më tej Daçiç kërcënon se “Kosova vetëm mund të ëndërrojë se do të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!