Daçiç: Jo vetëm sekretari i shtetit Bllazhiç, ka më shumë të infektuar me koronavirus në qeverinë serbe

schedule17:24 - 25 Mars, 2020

schedule 17:24 - 25 Mars, 2020

Koronavirusi ka prekur edhe qeverinë e Serbisë, ku është konfirmuar pozitiv i infektuar me Covid-19 Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Branisllav Blazhiç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se sekretari i shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes Ambientit është i infektuar me koroanvirus, si dhe që në vet ndërtesën e qeverisë dhe në sallën ku mbahen takimet ishte në kontakt me shumë njerëz.

“Kemi edhe të punësuar tjerë në qeveri dhe nëpër ministri të cilët janë të infektuar, ka thënë Daçiç, duke mos precizuar për çfarë numri bëhet fjalë.

Ndërkohë deri më tani në Serbi janë konfirmuar 384 të informuar me koronavirus, ku 84 janë konfirmuar vetëm një 24 orët e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!