Daçiç: Haradinaj në Bruksel tregon se Prishtina nuk pranon kompromise

schedule11:13 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 11:13 - 18 Dhjetor, 2018

Beogradi zyrtar vijon reagimet, sa i takon këmbënguljes së Prishtinës, për të mos u tërhequr nga vendimet e marra ndaj Serbisë. Vendimet u rikonfirmuan nga kryeministri i Kosovës Haradinaj të hënën në Bruksel.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar për mediat në vend, qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Bruksel. Sipas Daçiç sjellja e Hardinaj tregon se Prishtina synon të sjellë situatën në një fazë të re ku të mos flasë më me Mogerinin. Kjo sepse sipas tij pala kosovare është e pakënaqur me Brukselin dhe për këtë arsye kërkon përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë.

Duke theksuar se takimi i Haradinaj me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini të hënën në Bruksel, një takim i pakëndshëm sipas tij, duke mos përfunduar me konferencën e përbashkët për shtyp, Daçiç, tha se Mogherini arriti në përfundimin se nuk kishin asgjë për tu komunikuar gazetarëve.

Takimi i së hënës në Bruksel mes delegacionit të Qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryediplomates europiane, Federica Mogherini u shoqërua me tensione për shkak të taksës prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!