Dabulla: Tirana ia futi kot dhe arriti kulmin, ka shkuar ku nuk mban më

schedule23:38 - 28 Janar, 2021

schedule 23:38 - 28 Janar, 2021

Ngjarja më e madhe e kësaj jave në futbollin shqiptar është largimi i çuditshëm i Nevil Dedes nga Tirana dhe emërimi i Orges Shehit në krye të skuadrës bardheblu. Sot për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, në emisionin “Pressing” është i ftuar Rezart Dabulla, ish-mbrojtës i bardhebluve dhe kampion i shumëfishtë me ta. Dabulla ka kritika të drejtpërdrejta për presidencën e klubit të tij të zemrës.

“Tirana ja ka futur aq kot këtë herë sa ka arritur kulmin. Imazhi i klubit ka shkuar aty ku nuk mban më. Kishte nisur projektin e duhur me Nevilin, që besoj ishte i duhuri. Duke parë lojtarët afrikanë me shumicë dhe dështimin e tyre, u kthye shikimi nga akademia dhe një pjesë e tyre janë shumë të mirë dhe arrijnë kombëtaren. Duke parë këto kushte mendoj se projekti i Nevilit ishte i duhuri.

Trajneri u largua në mënyrë të çuditshme dhe shkaktoi edhe humbjen e skuadrës ndaj Laçit. Lojtarët ishin të çorientuar. U ndërrua trajneri sepse nuk pranoi të fuste dike në formacion, lojtari u fut dhe Tirana humbi ndeshjen. Kam respekt për presidentin, që hedh lekët dhe e pranoj që ai ka sugjerimet dhe idetë e tij, por ka mënyra për ta bërë këtë. Klubi me largimin e tillë të trajnerit ka bërë shumë keq nga ana e imazhit.

Presidenca duhet ta linte trajnerin në stol gjatë ndeshjes dhe ta largonte më pas. Ka ndërhyrje e ndërhyrje. Halili mund të bënte 100 ndërhyrje. Është ndryshe kur e bën kokë më kokë dhe është ndryshe të ulesh përpara me të. Është normale ta bësh këtë. Por ama t’i thuash trajnerit në fund diçka të tillë, është e papranueshme. Dedes i ka rënë gjithë reputacioni para ekipit”, tha ndër të tjera Dabulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!