“D-Day” mbledh udhëheqësit botërorë dhe veteranët

schedule10:00 - 6 Qershor, 2024

schedule 10:00 - 6 Qershor, 2024

Miliona njerëz në mbarë botën përkujtojnë sot 80-vjetorin e Ditës së Fitores, zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës, një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi rrjedhën e historisë.

Përvjetori ngjall kujtime për veteranët e moshuar të luftës, por është domethënës edhe për të tjerë që u prekën qoftë edhe jo drejtpërdrejtë prej saj. Me luftën në Ukrainë, në kufijtë e Europës, përkujtimi i kësaj dite do të ketë një jehonë të veçantë.

Përvjetori zhvillohet gjithashtu në një vit me shumë zgjedhje, duke përfshirë për Parlamentin Europian këtë javë dhe në SHBA në nëntor, dhe liderët janë vendosur ta paralelizojnë me Luftën e Dytë Botërore dhe të paralajmërojnë për rreziqet e izolacionizmit dhe të së djathtës ekstreme.

“Demokracia do të caktohet në fletët e votimit”, tha presidenti i SHBA-së Joe Biden përpara se të udhëtonte në Francë.

Rreth 200 veteranë, shumica prej tyre amerikanë ose britanikë, do të marrin pjesë në ceremoni gjatë gjithë ditës në plazhet që mbajnë ende plagët e luftimeve. Mes atyre që do të marrin pjesë është 101-vjeçari Bob Gibson.

“Është sikur ndodhi dje. Nuk do ta besoni atë që kam parë. E tmerrshme,” tha ai.

Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, mbreti Karl, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shumë të tjerë do të marrin pjesë në ditën e homazheve, e cila do të fillojë me një ceremoni britanike në Ver-sur-Mer.

Por Rusia, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022, duke nxitur konfliktin më të madh të armatosur të Europës që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk do të marrë pjesë.

“Ukraina ka nevojë për mbështetjen e europianëve dhe aleatëve si Franca dhe shtetet e tjera europiane për të mposhtur nazizmin,” tha një diplomat europian, duke theksuar se ishte e rëndësishme që Zelensky të jetë atje.

“Nga të gjithë ata që janë të pranishëm sot në Normandi, vetëm Zelensky dhe disa veteranë ende gjallë e dinë se çfarë është lufta në të vërtetë”, shtoi diplomati.

Me luftën të ndezur gjithashtu në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, disa nga vizitorët uruan për paqe, ndërsa u bënë homazhe ushtarëve të rënë në varrezat amerikane të Colleville-sur-Mer.

“Është shumë prekëse të shohësh që kaq shumë të rinj që janë varrosur këtu,” tha 66-vjeçarja Brigitte Perdrix, nga qyteti i Trouville./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!