“Ç’zhvillimi i Portit të Durrësit”, Xhaferaj: Nga aseti kryesor i qytetit në zyrë shitjesh për oligarkë

schedule14:18 - 26 Gusht, 2021

schedule 14:18 - 26 Gusht, 2021

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferi ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me portin e Durrësi.

Sipas Xhaferajt, porti i Durrësit, po kthehet nga një aset për qytetin në një zyrë shitjesh për oligarkët.

Ai ka hedhur më tej akuza për mungesë transparence sa i përket zhvillimeve në port.

 

Deklarata e Xhaferajt:

Si kryetar i PD Durres dhe deputet i rizgjedhur, cdo dite marr telefonata, mesazhe dhe takoj njerez nga cdo lagjie e qytetit te cilet shprehin shqetesimin madhor per mungesen e transparences sa i perket zhvillimeve ne Port. Prej muajsh, PD Durres ka shprehur shqetesim dhe ka paraqitur fakte se pse projekti per transformimin e portit eshte ne fakt thjesht nje projekt ne 3D si shumica e projekteve te Rilindjes, nje demagogji e shemtuar e perdorur perpara zgjedhjeve nga vete Kryeministri. Realiteti eshte krejt tjeter. Sot, portin 100 vjecar te Durresit Rilindja e ka degraduar ne nje zyre te rendomte shitjesh, nje abuzim i paster me pronen publike. Qe ne gjeneze, thelbi i projektit edhe ne 3D eshte ndertimi dhe shitja e vilave luksoze dhe jo zhvillimi i qytetit ne menyre te tille qe perfitimet nga porti te ndjehen nga cdo qytetar i Durresit dhe me gjere.

Keto zyra qe i jane grabitur portit sot, do te sherbejne si kupola nga ku do te grabiten 160 hektare toke publike ne sherbim te interesave te ngushta klienteliste. Nuk ekziston asnje dokument nga Keshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durres apo nga Ministria e Infrastruktures qe te legjitimoje transformimin brenda nates qe iu be kesaj prone publike. Ishte ne fillim te 2021 kur qeveria Rama prezantoi projektin pseudo-madheshtor te transformimit te Portit te Durresit ne Port Turistik, por ne fakt i vetmi transformim eshte kthimi i ketyre ambienteve ne zyra shitjesh per ndertime qe do te behen mbi prone publike te grabitur ne nje afere korruptive pasojat e se ciles do te shpalosen ne vijimesi. Serish, PD Durres nxit institucionet e reja te drejtesise si edhe prokurorine per te hetuar dhe vepruar.

Ne mungese totale transparence, porti po c’zhvillohet duke u degdisur, pa plan dhe pa project, ne Porto Romane. Porti 100 vjecar i Durresit, nga nje aset i mirefillte i gjithe qytetit, po kthehet ne nje zyre shitjesh apartamentesh luksoze per oligarket e Rames. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!