TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, tha se Sali Berisha ka vjedhur gjithçka në veprimtarinë e tij politike.
Gjatë diskutimit në studio, Çupi tregoi episode, që sipas tij, vetë Berisha ka vjedhur me fondet e gazetës “Rilindja Demokratike” dhe të Partisë Demokratike.
Çupi deklaroi se konflikti i tij i parë me Berishën ka nisur në momentin kur i kishte kërkuar të mos ndërhynte në financat e gazetës.
Më tej, analisti u shpreh se Berisha “do ndihej më mirë” nëse do të përballej me drejtësinë dhe do të vuante një dënim me burg, duke argumentuar se kjo do të ulte tensionin shoqëror dhe presionin publik ndaj tij dhe familjes së tij.
“Sali Berisha vjedh gjithçka. Mua më ka vjedhur paratë e gazetës “Rilindja Demokratike”. Partisë Demokratike i ka vjedhur paratë.
Konfliktin e parë e kam pësuar në kohën kur i thashë mos fut duart në financat e gazetës dhe PD nuk kishte asnjë lekë edhe pse kishte dhurata pafund, Sali Berisha i merret dhe i fuste në xhep.
Sali Berisha do ndihej më mirë dhe shoqëria do ndihej më mirë dhe ai do ishte më i lirë nëse ai do shkonte në burg, sepse do linte të lirë gjithë stuhinë kundër tij, që është një popull i tërë që e urren dhe e dytë do linte fëmijët, që mund të dilnin të lirë në rrugë”, tha Çupi./abcnews.al


