Çupi: Reforma Territoriale e vitit 2014 dështoi, duhet t’i rikthehemi në themel

schedule12:33 - 15 Qershor, 2022

schedule 12:33 - 15 Qershor, 2022

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar se Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi.

Në mbledhjen e parë të Komisionit për këtë reformë, Çupi në rolin e bashkëkryetares tha se shkak për mungesën e suksesit ishte moskonsultimi me qytetarët dhe morënia dakord me opozitën.

“Në vitin 2014, kur u miratua Reforma Territoriale-Administrative,  nuk u mbajtën parasysh dy pararkushte për suksesin e saj: moskonsultimi me qytetarët, pra ishte një reformë e pakonsultuar dhe pa vullnetin e qytetarëve dhe parakushti tjetër, pa konsesnusin e opozitës. Dhe si çdo refromë që ka gjasa të dështojë, ne sot jemi para këtij fakti që ligjvënësi na jep detyrë për t’iu rikthyer reformës. Përveç dy parakushteve politike, ju e dini synimet e reformës. Çfarë synohej në propagandën  e vitit 2014 dhe ku jemi sot. Në gjykimin tim është një reformë e dështuar dhe duhet t’i rikthehemi në themel. Ajo çfarë synoi ishte thellimi i decentralizimit. Sot jo vetëm që nuk e kemi, por thelloi centralizimin ndaj pushtetit qendror. Sot ka qeytetarë që nuk e marrin shërbimin public ndajbashkive, një nga arsyet eështë largësia e madhe gjeografike.

Synimi tjetër ishte për vetëqeverisje lokale. Kryetarët e bashkive janë të cënuar në autoriutetin e tyre. Një nga synimet ishte simetri në ndarjen territorial administrative, që nuk e kemi sot. Sot ka qarqe me akses të majtë me numër bashkishë të shumtë. Në një qark të majtë janë 7 bashki, që një tjetër janë 4″, tha Çupi./ abcnews.al

Lexo edhe: Nis nga puna komisioni i Reformës Territoriale, sot bëhet konstituimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!