Çupi: PD në “reanimacion”, përfshirja e të rinjve mund të shpëtojë partinë

schedule13:40 - 8 Qershor, 2023

schedule 13:40 - 8 Qershor, 2023

Analisti Frrok Çupi, nga studio e Tirana Live më gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se në PD të gjithë duket se nuk kanë lexuar gjë tjetër veç Berishës.

Sipas tij është për të ardhur keq sesi Partia Demokratike është në atë gjendje, që mund të quhet në reanimacion dhe për këtë kanë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e saj.

Ai e ka cilësuar pozitiv faktin që Basha po zhvillon takime me të rinj, dhe vetëm përfshirja e tyre në Parti mund ti japë një frymë ringritje PD-së.

Të gjithë në PD nuk kanë lexuar as marksin as Schopenhauer, por Berishën. Vënia nën kërkesat amerikane dhe nuk është kollaj se nuk është si Kurti që thotë rebeloj kollaj, por njeriu në një moment të caktuar thoteë se nuk do të bëjë më ato gafa që nuk do të bëjë më ato që ka bërë. Tani për tani po i shikojmë me një lloj kujdesi dhe dhet që PD të dalë nga reanimacioni ky është shansi që ka Basha dhe përgjegjësia e tij.

Definimi i datave është shkatërrimtar, një gjë që thuhet në mënyrë individuale nuk shtë normale në politikë në PD akoma nujk ka mendim, nuk bëhet politike, por është bërë një përleshje se kush denoncon më shumë me qenë më afër berishës kjo është ajo që është në PD.

Kjo nuk është zgjidhje e problemit por vë një gur në radhë. Më duket si një shkëndi positive fakti që Basha është marrë me të rinj të panjohur me fytyra të reja, dhe nëse ai do të bëjë të mundur që ato të jenë drejtues në PD ka një shpres, por ajo që duhet është se këto që bëjnë zhurmë nëse PD do të jetë parti nuk do të jenë më pjesë e saj”, është shprehur Çupi.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe faktin nëse në zgjedhjet qendrore të 2025 do të mundet që Partia Demokratike të jetë alternativë për qytetarët.

Çupi ka theksuar se duke para zhvillimet e fundit qëllimi i PD-së nuk është populli por interes e saj personal, kjo e bën që PD te jetë shumë larg qëllimit të mazhorancës.

“Unë e kam thënë që është një ligjësi që njerëzit me mendje jo shumë të kujdesshme PD-ja nuk ka qenë alternativë për pushtetin, tashmë qeveria e saj ka bërë shumë krime, dhe e trata është se i mungon besimi dhe ato nuk kanë asnjë nuk kanë asnjë lloj afërsi me PS, ato janë mijëra vite dritë larg, janë larg imazhit, interes të publikut dhe këto nuk i duhen më popullit shqiptar. Një ndër gjërat më të mira që mund të bëjë një kryetar i PD është që të shikojë interes të vendit nuk është qëllimi I një partie me parrulla rrëzojmë Ramën, kjo i bie të jesh një vepër banditësh”, është shprehur analisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!