Çupi: Do të jem në protestë vetëm për qytetarët

schedule19:29 - 6 Korrik, 2022

schedule 19:29 - 6 Korrik, 2022

Deputetja demokrate Dhurata Çupi në një lidhje me “Skype” me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për protestën e ditës së enjte të thirrur nga Sali Berisha.

Ajo konfirmoi për moderatoren Xhokaxhi, se do të jetë ditën e nesërme në protestë në krah të qytetarëve, duke lënë të nënkuptohet se nuk është aty për Sali Berishën.

Edhe pse u pyet disa herë se a i bashkon kjo protestë demokratët, Çupi u përgjigj se ajo do të jetë në protestë vetëm për qytetarët.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Keni deklaruar se do jeni pjesë e protestës, por ju keni qenë dhe pjesë e grupit të punës për organizimin, sa aktive keni qenë?

Çupi: Unë do të jem në protestë. Kam qenë në të gjitha protestat e PD në 30 vite. Por dhe me detyrat e strukturave qendrore kam qenë aktive. Ne kemi protesta të vazhdueshme nga viti 2013-të me kauza të forta, duke denoncuar të gjitha abuzimet e qeverisë, unë do të jem në krah të qytetarëve në çdo protestë.

Xhokaxhi: Çfarë do të thotë për ju të jeni të gjithë sëbashku? Duket si një PD pa probleme dhe e bashkua?

Çupi: Nuk më duket se jemi të bashkuar. Por di të them pa asnjë koment tjetër se do të jem në protestë. Ka shumë rëndësi bashkimi i PD, është imediat bashkimi i PD, është rëndësia kryesore. Përçarja e PD nuk na sjell në pushtet, dhe nuk i sjell qytetarët në mirëqenie.

Xhokaxhi: Nëse nesër do të jeni të gjithë bashkë nuk është një shenjë e mirë?

Çupi: Nuk do jemi të gjithë bashkë, unë do jem në krah të qytetarëve shqiptarë, në krah të qytetarëve që më kanë dhënë votën. Është detyrimi im për ata qytetarë që vijnë nga Mati për të protestuar kundër Ramës. Ccdo proteste të qytetarëve do i bashkohem.

Xhokaxhi: Synimi kryesor tha Berisha është largimi i Edi Ramës?

Çupi: Çdo kauzë dhe çdo protestë e shqiptarëve ndaj qeverisë më të keqe që ka patur vendi, unë do të jem në krah.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!