Çupi: Berisha nuk përfaqëson më asgjë në PD. Hoxha: Nuk mund të lejojmë që historia të ripërsëritet si në ‘45

schedule21:03 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 21:03 - 13 Dhjetor, 2023

Vijon debati në “Real Story” mes analistit Frrok Çupi dhe sekretarit për çështjet e emigracionit pranë Foltores, Indrit Hoxha.

Çupi ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk përfaqëson më asgjë në Partinë Demokratike dhe këtë gjë e ka vërtetuar dhe gjatë zgjedhjeve kur nuk fitoi aq vota sa për t’u shpallur deputet në Tiranë.

Nga ana tjetër, Hoxha ka replikuar duke thënë se nuk mund të lejojmë që historia të ripërsëritet si në ’45, pasi vendi jonë ka fituar demokracinë dhe në 1992 fitoi zgjedhjet e para Partia Demokrati si forcë politike.

Çupi: Raportet e Berishës me PD ka shumë vite që janë qartësuar si raporte që kanë qenë gjithë kohën në zgrib. Berisha nuk ka më asnjë raport pozitiv, sidomos pas 19 majit të 2020 me vendimin e qeverisë amerikane për ta shpallur të padëshiruar. Para se të vinte kjo ditë, Berisha nuk ka fituar aq vota që të bëhej deputet në Tiranë. Ju e dini shumë mirë në votimet e fundit. Veç kësaj Berisha ishte konsideruar nga militantët si një pengesë në atë parti, pengesa vinte për arsye se secili prej tyre ishte aq mendje hapur sa të kuptonte që Lulzim Basha nuk mund të bënte asgjë, po të mos shkonte dy tre here në ditë në zyrën e Sali Berishës. Përfundimisht raportet e Berishës janë bërë zero në janar të vitit 2021 kur Berisha sulmoi për vdekje njerëzit që ndodheshin në seli, thuajse e dogji atë seli derisa e pushtoi. Praktikisht, Berisha nuk përfaqëson më asgjë në PD.

Hoxha: Opozita do të jetë më në front se kurrë, sepse ky regjim që dirigjohet sot nga kryeministri i vendit kërkon që ta burgosë, ta vrasë dhe ta internojë këtë opozitë njëlloj si në 45. Ne nuk mund ta lejojmë që historia të ripërsëritet, padiskutim jo. Vendi jonë e ka fituar demokracinë në ’92, në ’90 u krijua PD dhe ’92 fitoi zgjedhjet e para si forcë politike dhe i takon PD dhe një herë që të mos kemi këtë iluzionin që Shqipëria të jetë një vend demokratik, por vërtetë të jetë me aspiratën për t’u bërë pjesë e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!