Çupi: Arrestimi i Metës dhe Berishës do shkruhet në historinë e shtetformimit tonë. Nazarko: Dumani nuk ka dashur të mediatizohej

schedule20:33 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 20:33 - 26 Dhjetor, 2024

Në prag të fundit të vitit, kryefjala e kësaj mbrëmjen në emisionin “Real Story”, kanë qenë ngjarjet më të rëndësishme të 2024.

Analisti Mentor Nazarko zgjodhi si dy nga ngjarjet më me rëndësi për zhvillimet e drejtësisë, arrestimin e Ilir Metës dhe rastin “Beleri”. Ai theksoi se qeveria shqiptare fitoi që tregoi vendosmëri në ndëshkimin e tij.

Ndërsa, analisti Frrok Çupi u shpreh se arrestimi i Metës dhe Berishës do mbahet shënim në historinë e shtetformimit tonë.

Për fat të keq apo për fat të mirë, ishte Meta që mori një goditje të tillë. Ndoshta edhe për shkak të moshës, edhe për shkak të mediatizimit që u zgjodh si rrugë për t’u përcjell si informacion, ai akt. Shefi i SPAK nuk ka dashur të mediatizohej në atë mënyrë. Ende është e paqartë që kush ka dashur që ai ndalim të bëhej në atë mënyrë. Ndoshta jo Dumani, por Dumani ishte ai që kishte vënë firmën një akti të tillë kaq të fortë.

Gjithsesi duke u përpjekur për të thënë se kush ishte personazhi i vitit që ka pasur ngjarje të rëndësishme, ta zëmë Beleri, ishte gjithashtu një personazh interesant, jo për përmasat e tij intelektuale dhe politike, por ai përfaqëson ato rastet paradoksale kur një figurë nënmediokre, por ama në pikëpamje të ndikimit që ai ka pasur. Edhe ai ishte një nga ato personazhet e rëndësishme që e kanë karakterizuar këtë vit. Madje, Beleri është jo thjesht se prishi një model të caktuar të funksionimit të politikës në Himarë, por dhe modifikoi marrëdhëniet greko-shqiptare, duke i ngërthyer në një situatë ‘win-win’. Pra, edhe qeveria shqiptare fitoi që tregoi vendosmëri në ndëshkimin e tij. Ndërkohë, që Greqia fitoi pasi papritur ai u shndërrua në një faktor amplifikues, shtues i votave për të djathtën në zgjedhjet europarlamentare greke. Ai mund të ishte gjithashtu në një nga personazhet e rëndësishme të këtij viti”, tha Nazarko.

“Në historinë e shtetformimit tonë, arrestimi e dy presidentëve dhe dy kryeministrave brenda një periudhe më pak se një vit është një gjë që do mbahet shënim dhe do jetë një vlerë shumë e madhe për drejtësinë tonë. Me të drejtë, ne na kanë konsideruar një vend joshtetformues për këtë arsye. Mes këtyre të dyve, në këtë vit ka kulmuar Ilir Meta, një gjë që dëshmon shumë për ne. Janë dy ngjarje, përveç atyre madhoreve si hapja e negociatave të BE. Kjo dëshmon për shumë gjëra, kjo dhe Greqia”, u shpreh Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!