Armando Cungu, pas fitores 5-2 ndaj Vllaznisë, në “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Pjesa e parë ishte e mirë, shpërdoruam dy raste. Mund ta mbyllnim në pjesën e parë. Futbolli ka treguar se do seriozitet. Ishim të mefshtë me fillimin e pjesës së dytë. Kundërshtari na vuri prapa dhe na shënoi. Mund të kishim pësuar dhe të bëheshin gjërat e vështira. Pas golit të katërt u mbyll. U gëzohem tre pikëve”
“Nuk duhet harruar që katër lojtarë nuk i kishim sot. Edhe me Teutën kishim dy mungesa. Nuk është pak të mos kesh 4 titullarë të rëndësishëm. Nuk ishim të qartë në lojë. Ndoshta kishte vetëkënaqësi, ose meritë e kundërshtarit, që ka cilësi. Duhet të ishim më konkret dhe të mbanim topin. Hymë në trysni dhe luajtëm me topa të gjatë. Kishim djem të rinj në fushë, që duan kohë të piqen e të jenë në nivel më të mirë”.
“Përqendrimi? Konstatimi është i drejtë. Kemi djem të rinj, por duan kohë. Në kampionatin tonë duhen lojtarë që marrin përgjegjësi në këto momente. Sot pësuam gola, pasi gabuam në disa pasime. Çdo pas në gjysmëfushën tënde mund të rezultojë fatal. Veç mungesave, bëmë edhe spostime të lojtarëve në pozicione jo natyrale”.
“Nwabueze? Shpresojmë të jetë gati në ndeshjet e fundit. I duhet edhe një javë terapi. Shpresoj të jetë prezent sadopak, qoftë edhe një apo dy ndeshje. Uroj ta kem më tepër në dispozicion”, tha Cungu në mbyllje. /abcnews.al