Cungu: Nwabueze gati, tërmeti la pasoja te futbollistët

schedule19:22 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 19:22 - 6 Dhjetor, 2019

Laçi ndali serinë e rezultateve pozitive, teksa u mund nga Partizani dy javë më parë. Tashmë në kampin kurbinas po mendojnë për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe trajneri Armando Cungu shprehet se ekipi i tij është gati. Nwabueze ka pasur probleme, por të dielën do të jetë në fushë.

“Jemi gati për Flamurtarin dhe kemi të gatshëm edhe Fangajn, i cili rikthehet pas pezullimit. Në fushë do të zbresim për të marrë më të mirën. Nwabueze ka shfaqur problem me gripin, por nesër bashkohet me grupin dhe do të jetë i gatshëm”, tregon trajneri Armando Cungu në prononcimin e dhënë për Superport.

Një koment shkodrani e ka bërë edhe për tërmetin e 26 nëntorit dhe për pasojat që ka lënë në ekip. “Futbollistët e mi ishin të trembur nga ajo që ndodhi. U mundova që t’i bëj ata të kuptojnë se e tillë është jeta dhe që ajo vazhdon.

Duhet të jemi gati për çdo gjë. Shpresoj që të rregullohet gjithçka dhe në qytete të nisin aktivitetin, ashtu siç po rinis futbolli”, ka deklaruar shkodrani, i cili pasoi te Laçi Sulejman Starovën dhe në gjashtë javë ka marrë katër fitore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!