Armando Cungu, trajneri i Laccit, pas ndeshjes me Luftwtarin, deklaroi nw emisionin “Gol pas Goli” nw Supersport: ” I gëzohem fitores dhe lojërave. Është e rëndësishme për ne dhe për djemtë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës. Të fokusohemi te ndeshja e radhës”.
“Nuk mund të them se ishte ndeshja perfekte. Kishim vështirësi në fillim. Është e vështirë të shprehesh në lojë me këto lloj ekipesh. Mund të kishim qenë edhe më pragmatistë, që të shënonim edhe më shumë. Nuk është se nuk jam i kënaqur me 4-0, por në fund edhe një gol të jep Europën”.
“Jemi munduar të marrim maksimumin nga grupi. Kur kemi pasur mundësi kemi bërë zëvendësime. Sot ndodhi më shpejt, prej rezultatit. Do mundohemi që këto dy ndeshje të rikuperojmë energjitë dhe të shfrytëzojmë potencialet që kemi.
“Natyrshëm që klubi po punon prej kohësh për të ofruar lojtarë që mund të ndihmojnë ekipin. Janë edhe dy faza më të vështira, është edhe Kupa, nevojitet një kontingjent më i pasur. Unë vazhdoj ta kem objektivin te Bylis, ashtu si lojtarët dhe drejtuesit. Më pëlqen të shoh afër dhe të mos flas fjalë të mëdha. Duhet të punojmë çdo ditë në fushën e stërvitjes, kjo është ajo që mund të them”. /abcnews.al