Cungu: Më shqetëson loja, i dhurojmë golat. Sillemi si gjeneralë ndonjëherë

schedule16:10 - 30 Janar, 2020

schedule 16:10 - 30 Janar, 2020

Laçi humbi ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në Ballsh me rezultatin 2-0. Trajneri i bardhezinjve, Armando Cungu foli pas takimit në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku analizoi humbjen dhe foli për kualifikimin.

HUMBJA – “Rezultat i keq dhe më shqetëson loja. Nuk mund të na krijonin probleme në qoftë se do të kishim shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë për të shënuar një gol. Isha i bindur që kundërshtari do na shënonte nga goditja standarde Kualifikimi? Janë përmbysur rezultate edhe më të thella”.

KRITIKA – “Bëjmë gabime elementare. Çudia më e madhe është se ne po i dhurojmë golat. Bëjmë gabime dhe i japim mundësi kundërshtarit për të fituar. Meriton komplimente Bylisi, tregoi që janë ekip ushtarësh, jo gjeneralë, siç tentojmë të bëjmë në momente të caktuara ne”.

GJYKIMI – “Nuk jam tip i trajnerit që ankohem për gjyqtarët. Pa pamjet filmike nuk komentoj asgjë. Nervozizmi ishte i pakuptimtë, është gjyqtari ai që merr vendimet”.

SITUATA – “Ishim me pesë mungesa sot. Mungonin pesë titullarë, por ky nuk është justifikim. Duhet të ishim më të kujdesshëm dhe të mos bënim gabime elementare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!