Cungu: Jo keq si ndeshja e parë, Bylisi na ndaloi me faulle

schedule16:08 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:08 - 4 Nëntor, 2020

Laçi barazoi në Ballsh dhe trajneri Armando Cungu shpesh u pa të kishte rezerva me lojën e skuadrës së tij. Shkodrani, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, u shpreh: “Periudha e gjatë pa futboll ka ndikuar në çdo ekip sa i takon ritmit.

Në aspektin fizik ekip më pëlqeu. Mund të bënim diçka nga mënyra e lojës. Rivali kishte një ashpërsi, shumë faulle të pandëshkuar. Kjo nuk na lejoi të qarkullonim topin. Kjo ishte tabloja e përgjithshme. Në përgjithësi është një ndeshje pozitive, si ndeshja e parë”.

“E thashë që koha e pushimit ka bërë të veten, kanë ardhur të rinj dhe duhet kohë. Nuk mund të pretendoj që në ndeshjen e parë të them se jam i kënaqur. Më pëlqeu fakti që ekipi luftoi, nuk u tërhoq. Nuk është e lehtë të fitosh në Ballsh. Normal kemi shumë për të përmirësuar dhe sigurisht duhet marrë më shumë përgjegjësi në pjesën sulmuese”.

“Nuk më pëlqen të paragjykoj. Laçi luan futboll dhe është dëshmi reale. Rezultatet e tregojnë. Kush ka qenë i aftë ka fituar në Laç. Nuk demonstron dhunë, por lojë burrërore e cilësore. Për këtë mund të biem dakord të gjithë.

Në vitin 2020 duhet të luajmë futboll dhe të marrim çfarë meritojmë. Nuk mund të sillemi me ashpërsi të tillë si këtu. Edhe vjet kështu ka qenë. Futbolli është lojë dhe duhet të jemi pjesë e saj. Në fund të përshëndetim njëri-tjetrin dhe jo të fshihemi”, u shpreh tekniku i kurbinasve pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!